Sa ka pasuri Ramushi Haradinaj ?

Lajme

Sa ka pasuri Ramushi Haradinaj ?

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 15:43

Ramush Haradinaj duket se i ka punët mirë financiarisht. Burime të mediave kanë bërë të ditur se lideri i AAK-së më nuk është duke banuar në shtëpinë e tij në lagjen Arbëria (Dragodan) në Prishtinë, shtëpi e madhe me disa qindra metra katrorë, e ndërtuar për komandantin dukagjinas të UÇK-së, i vendosur në kryeqytet nga fshati Gllogjan i Deçanit, pas triumfit në luftën ndaj Serbisë.

Shtëpinë e tij të ndërtuar në lagjen e njohur si zonë e misioneve diplomatike të vendosura në Kosovë, sipas këtij burimi, Haradinaj e ka lëshuar me qira.

Marigona Residence

Ai bashkë me familjen e tij bëhet e ditur të jetë vendosur sërish në një lagje të pasurish. Bëhet fjalë për lagjen “Marigona Residence”, që ndodhet në periferi të kryeqytetit, në zonën afër Graçanicës. Këtë shtëpi Haradinaj ia ka lëshuar me qira një spitali privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat