Holanda jep alarmin: Mafia shqiptare shumë e dhunshme. 160 shqiptarë në kërkim

Lajme

Holanda jep alarmin: Mafia shqiptare shumë e dhunshme. 160 shqiptarë në kërkim

Më: 14 shtator 2015 Në ora: 14:35

Grupe të vogla, por shumë ambicioze të krimit.

Kështu i quan gazeta holandeze “De Telegraaf” grupet kriminale të organizuara nga shqiptarët, që kanë mundur të përfitojnë shuma të mëdha parash në mënyrë joligjore, kryesisht me trafik droge.

Gazeta shkruan gjithashtu se shqiptarët janë të përfshirë në një sërë vrasjesh brutale, ende të pazbardhura dhe gjithashtu në tregtinë e kokainës.

Ilirjan Sula

Sipas shkrimit, që merr shkas nga vrasja e Ilirjan Sules, karakteristikat që policia holandeze ka përcaktuar për mafian shqiptare, janë: Shumë e dhunshme, shumë e lëvizshme e elastike, që arrin të përshtatet si kameleon me krimin.

“Nga 381 të kërkuar të rrezikshëm nga Interpoli, 160 janë shtetas shqiptarë, një shifër e frikshme në raport me popullsinë prej 3.6 milionë”, shkruan gazeta, e cila thekson se policia i frikësohet së tepërmi ambicies së këtyre grupeve kriminale.

>>Albanese maffia rukt op

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat