Viktima qarosi vrasësin 5 minuta para se ai t’ ia merrrte jetën

Lajme

Viktima qarosi vrasësin 5 minuta para se ai t’ ia merrrte jetën

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:48

Fadil Shabani ka falur gjakun e të birit të tij Valdet Shabanit, i cili gjeti vdekjen me 17 gusht të këtij viti, si pasojë e një zënke me një bashkëmoshatar të tij.

Një incident që filloi si rrëzim duarsh mes dy shokësh, përfundoi me vdekjen Valdetit, 17 vjeqar afër shkollës së fshatit, ku të shtunën u mbajt ceremonia për faljen e gjakut.

Babai i viktimës tha se po e ben këtë për hirë të Zotit, miqve dhe atdheut.

Ai tha se ky popull ka pas mjaft vuajtje dhe lotë duke shpresuar që ngjarje si kjo të mos përsëriten.

Shabani rrëfeu edhe nje detaj mjaft emocionues.

“Biri im 5 minuta para se të vdiste qarosi vrasësin e tij me pije. Kush e ka imagjinuar që do të ndodhë kështu”, u shpreh ai derisa mundohej të mbante veten nga lotët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat