Flet fotografja që realizoi foton që preku botën: Gjaku mu ngri (Video)

Lajme

Flet fotografja që realizoi foton që preku botën: Gjaku mu ngri (Video)

Më: 3 shtator 2015 Në ora: 18:56

(E plottësuar) Fotografja Nilüfer Demir ka shpjeguat momentin kur ka realizuar fotografinë që tronditi botën, duke shfaqur një fëmijë të vogël sirianë, të vdekur në bregdetin turk, në tentimin për të shkuar në Greqi.

"Në momentin kur pashë trevjeçarin Aylan Kurdi, u tmerrova", ka thënë ajo. “Gjaku mu ngri”.

Sipas saj, në atë moment ka vendosur të realizojë foton, në mënyrë që bota të dëgjoj zërin e tij.

“Nuk mund të bëja asgjë. Mendoja se mund të bëja diçka vetëm me fotografi”, ka shtuar ajo.

Ajo ka shpjeguar se në ato çaste është gjetur vëllai i Aylanit, Galip, i cili sipas saj ndodhej rreth 100 metra larg tij.

“Mendoja se me foto mund të flisja për këtë tragjedi”, ka theksuar ajo.

Kush është reporterja që shkrepi foton e fëmijës sirian?

Fotoja që traumatizoi shoqëritë evropiane, mediat e politikën është shkrepur nga reporterja turke, Nilufer Demir, rreth orës 6:00, 2 shtator. Ajo sqaroi se kur pa trupin e vdekur të 3 vjeçarit Aylan Kurdit, thjesht u tmerrua, ndërsa pak më vonë dolën edhe trupa të tjerë të vdekur, si ajo e vëllait të Kurdit.

“Në moment, kur e pash tre vjeçarin Kurdi, u tmerrova,” tha Demir, punonjësa e Dogan News Agency (DHA). “Pas pak diku rreth 100m më larg doli edhe trupi i vëllait të tij të vdekur.”

Familja e Aylan Kurdit vinte nga Kobani dhe kishte tentuar dy herë të largohet për në Europë. Herën e parë i kanë kapur sigurimi duke i kthyer mbrapsht, ndërsa herën e dytë anija është pyrmbytur ku gjetën vdekjen të gjithë përveç babait të tyre./Bota sot/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat