Engel: I shqetësuar për dënimin e gazetares Ismayilova

Lajme

Engel: I shqetësuar për dënimin e gazetares Ismayilova

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 22:35

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, demokrat, i tha Radios Evropa e Lirë se është i “shqetësuar” me dënimin e gazetares, Khadija Ismayilova, lidhur me “këto akuza tejet të dyshuara”.

“Raportet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Azerbajxhanit janë shumë të rëndësishme, por liderët e Azerbajxhanit nuk do ta lëvizin vendin e tyre përpara duke i heshtur ata që mendojnë ndryshe dhe duke i goditur shtetasit e vet në të drejtat themelore”, tha Engel në komentet e dërguara me email.

Dënimin e gazetares Ismayilova e ka kritikuar edhe Kenneth Roth, nga organizata Human Rights Watch, duke thënë se vendimi ishte “tmerrues” dhe tregon “gatishmërinë e autoriteteve në Azerbajxhan” për ta përmbysur ligjin me qëllim të hakmarrjes ndaj kritikëve.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, po ashtu, e ka dënuar veprimin e gjykatës në Baku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat