Beogradi kërcënon shqiptarët e Preshevës. S’ka asociacion , rrini urtë sikur për lapidarin!

Lajme

Beogradi kërcënon shqiptarët e Preshevës. S’ka asociacion , rrini urtë sikur për lapidarin!

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 21:37

Serbia kërcënon shqiptarët e Preshevës: S’ka asocacion, rrini urtë sikur per lapidarin.

Kryetari i Trupit Koordinues të qeverisë serbe për Luginën e Preshevës, Zoran Stankoviç, deklaroi për mediat serbe se nuk ka qenë e përfshirë në bisedimet Prishtinë Beograd edhe çështja e shqiptarëve të Luginës.

Ai deklaroi prerë se nuk do të ketë asnjë autonomi apo një farë asociacion i të komunave shqiptare, ndaj i bëri thirrje shqiptarëve për seriozitet dhe përgjegjësi.

Ndërkaq, kreu i këshllit shqiptar të Preshevës, Jonuz Musliu ka bërë gati nismën për autonomi.

Vetëm 24 orë pas marrëveshjes së Brukselit kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” se “pas asociacionit serb në Kosovë edhe Lugina e Preshevës do të themelojë asociacionin e komunave shqiptare. Sipas Musliut asociacioni do të ketë kompetenca të gjera dhe do të synojë autonominë, me variant të mundshëm bashkimin me shtetin amë-Kosovën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat