Minxhozi: Autostrada energjetike e gatshme vitin e ardhshëm, hekurudhat s'janë në prioritet

Lajme

Minxhozi: Autostrada energjetike e gatshme vitin e ardhshëm, hekurudhat s'janë në prioritet

Më: 30 gusht 2015 Në ora: 18:55

Barrierat biznesore për taksa dhe procedura në kufi me Shqipërinë, pritet të eliminohen me marrëveshjet e dy Qeverive shqiptare që janë arritur gjatë këtij viti. Për implementimin e kësaj marrëveshjeje pritet të diskutohet në Tiranë në shtator me nivel ministrash. Këto konsistojnë në uljen e taksës së transportit, zvogëlimin e vonesave në terminalet e dy anëve të kufirit dhe rritjen e shpejtësisë së certifikimit të produkteve që importohen apo eksportohen në mes këtyre dy vendeve.

Kështu në intervistën për KosovaPress ka vlerësuar ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, i cili ka deklaruar se ndër projektet me prioritet të shtetit të tij me vendin tonë tashmë mbetet autostrada Durrës-Prishtinë-Nish.

Ambasadori Minxhozi duke folur për të ashtu quajturën autostradë energjetike për këto dy vende, bëri me dije se projekti energjetik pritet të përfundojë në pjesën e Kosovës deri në fund të këtij viti, kurse në pjesën e Shqipërisë në prill të vitit të ardhshëm.

Edhe pse nuk e quajti dështim projektin për hekurudhat, ambasadori deklaroi se ky projekt për momentin nuk është më në prioritet. Projekti për hekurudhat, sipas tij, ka një çmim të jashtëzakonshëm - diku rreth 1 miliardë euro.

“Ajo nuk është lënë mënjan ë, por për momentin nuk është prioritet. Për momentin është një projekt që është në ‘stand by’ që nuk është çështje e ditës...leverdia ekonomike do të ishte shumë e madhe, por siç është ajo shprehja e moçme ‘do të shtrijmë këmbët aq sa ta kemi jorganin’. Është e jashtëzakonshme sa rruga e kombit kushton 1 miliardë euro. Është një projekt shumë i madh, jo thjesht në kuadrin Shqipëri-Kosovë, por një projekt rajonal”, tha Minxhozi.

Sa i përket vonesës së projektit të autostradës energjetike për një treg të përbashkët, Minxhozi shpreson se deri në fund të vitit Kosova do ta përfundojë pjesën e saj, kurse brenda muajit prill të vitit të ardhshëm të përfundojë edhe pjesa e mbetur në Shqipëri.

“Është projekti më i rëndësishëm në mes Shqipërisë dhe Kosovës i realizuar në këto dy vjetët e fundit. Besoj që në fund të vitit Kosova përfundon pjesën e saj dhe jemi shpresëplotë që brenda muajit prill të vitit të ardhshëm të përfundojë edhe pjesa e Shqipërisë. Do të jetë një projekt modern, një projekt që hap perspektivë të jashtëzakonshme bashkëpunimi të drejtpërdrejtë në mes Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Minxhozi.

Ambasadori tregon se para dy muajsh është mbajtur një takim në Prizren midis dy ministrave të Financave dhe drejtuesve më të lartë të institucioneve të tatimeve dhe doganave. Sipas tij, janë lënë një sërë çështjesh që do të ndiqen në mënyrë periodike.

“Në fund të muajit shtator Grupet Teknike të të dyjave vendeve do të paraqesin ndryshimet që janë sugjeruar në mbledhjen e muajit qershor. Ku konsistojnë këto? Këto konsistojnë në uljen e taksës së transportit, dhe në zbutjen e rolit të terminaleve në të dy anët e kufirit. Dhe tjetra pastaj për të rritur shpejtësinë e certifikimit e produkteve që importohen apo eksportohen në mes këtyre dy vendeve”, tha Minxhozi.

Ai mendon se nga kjo mbledhje e cila ka filluar t’i japë këto fryte të veta, do të thellohet edhe më tej në takimin që do të mbahet në fund të muajit shtator në Tiranë.

Ai ka veçuar se në vitin e kaluar marrëdhëniet tregtare në mes dy vendeve në krahasim me vitin 2014 kishin shënuar 20 për qind rritje. Sipas tij, në vitin 2015 volumi i shkëmbimeve të dyanshme ka qenë 175 milionë euro.

“Jam i besimit të plotë që kjo shifër do të tejkalohet dukshëm në këtë vit, mbi 200 milionë euro. Kjo falë marrëveshjeve në fushën e ekonomisë sidomos midis dy qeverive tona”, tha Minxhozi.

Numri i bizneseve në Kosovë dhe Shqipëri në numër duket të jetë shumë, por njà « pjesë e tyre janë jofunksionale. Mendohet se janë rreth 380 biznese nga Kosova në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë janë rreth 500 biznese.

“Duhet të kemi parasysh që në numër janë shumë. Mendohet se janë rreth 380 biznese nga Kosova në Shqipëri dhe nga Shqipëria në Kosovë janë rreth 500 biznese. Por, një pjesë e tyre duhet të theksoj që janë jofunksionale. Mund të them që është një numër 50 për qind më pak në të dy kahet e kufirit që ushtrojnë aktivitetin me një efiçiencë të plotë”, tha Minxhozi.

Ambasadori tha se ajo që është e rëndësishme është që firmat kosovare ose firmat e Shqipërisë që janë këtu, kanë vendosur urat e ndërsjella bashkà «punimi që mos të jenë thjesht “konkurrente” në treg por të jenë edhe bashkëpunuese njëra me tjetrën.

Minxhozi tha se ajo që vihet re, është se po krijohet një klimë më e zbutur tensionesh nga ato që jemi mësuar të shohim më parë. Sipas tij është një klimë më bashkëpunuese dhe një klimë më mirëkuptuese midis bizneseve të të dy anëve.

Ambasadori foli edhe për panairin e mjedrave që u mbajt këto ditë në Prishtinë. Sipas tij, ishte një panair jashtëzakonisht i mirë, një panair me një theks të veçantë për sa i përket produkteve bio.

Ai tha se homologët e tyre në anën tjetër të kufirit në Shqipëri duhet të përfitojnë shumë nga këto kompani të vogla kosovare që janë shumë efektive në prodhimin dhe eksportimin e mjedrës, manaferrave, të luleshtrydheve, boronicës, frutave të pyjeve etj.

Se çfarë duhet ndryshuar në të bërit biznes sidomos në Kosovës, ambasadori Minxhozi tha se për të pa sur një klimë të favorshme biznesi, ne duhet të vazhdojmë pa ndalur për të ulur barrierat e ndryshme që ndonjëherë nuk janë në frymën e qeverive.

“Është tepër e rëndësishme që për të pasur një klimë të favorshme biznesi, ne duhet të vazhdojmë pa ndalur për të ulur barrierat e ndryshme, që ndonjëherë nuk janë në frymën e qeverive, por janë në frymën e institucioneve që drejtojnë personat e ndryshëm. Jemi munduar në maksimum që të zbusim vonesat në kufi. Nga ana e Shqipërisë është bërë një terminal i ri, por i pa përfunduar për kalimin e mjeteve të kamionëve dhe njerëzve dhe unë mendojë se brenda një viti e gjysmë do të përfundojë dogana e re që do të jetë e dy anëve”,tha Minxhozi.

Ambasadori ceku se ende nuk ka informacione të duhura e të bollshme në të dy a nët e kufirit për produktet e Shqipërisë në Kosovë dhe të Kosovës në Shqipëri. Sipas tij, kjo tregon se duhet të rrisim shkallën e informacionit, shkallën e komunikimit, bashkëpunimit dhe me këtë ai tha se do të jenë më prezent produktet e Kosovës dhe të Shqipërisë në tregjet reciproke dhe pse jo edhe në tregjet ndërkombëtare.

Se me cilat barriera po ballafaqohen bizneset, diplomati nga Shqipëria tha se vonesat në kufi janë ndoshta ato prej barrierave, por ai thotë se po mundohen që depërtimi i mallrave të bëhet në një kohë sa më të shpejtë.

"Terminalet të përdoren sa më pak si nga ana e Shqipërisë ashtu edhe nga ana e Kosovës për të fituar në aspektin kohë", tha Minxhozi.

Nga ana tjetër, për të ka një rëndësi shumë të madhe edhe përsosja e dokumentacionit të mallrave që nisen nga Kosova dh e nga Shqipëria, në mënyrë që ndalesat në kufi të jenë sa më tepër minimale.

Për këmbimet tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës, Minxhozi ka vlerësuar se gjatë këtij viti ka pasuar një hap cilësor. Këmbimet midis dy anëve të kufirit kanë qenë në masën 80 milionë euro, tani kjo ka kaluar në vlerën 115 milion euro. Kurse, në këtë periudhë produktet e Kosovës janë të eksportuara në Shqipëri në vlerë prej 20 milionë euro, kurse në vitin e kaluar ishin 17 milionë.

Ndërsa, për sa i përket fushave të tjera të bashkëpunimit Kosovë Shqipëri, Minxhozi thekoi se një bashkëpunim shumë i rëndësishëm është në fushën e turizmit. Sivjet ka pasur një rritje sa i përket turizmit jo tradicional, të turizmit elitar... Ambasadori thotë se gjatë kësaj sezone verore nga Kosova ka pasur në Shqipëri 600-700 mijë turistë.

Bashkëpunimi në fusha të tjera ka edhe në sektorin e arsimit. Ai tha se po shikohet me shumë interes marrëveshja që është bërë midis dy Ministrive të Arsimit që ende ka probleme rreth njohjes së diplomave, sidomos të universiteteve private. Gjithashtu, sipas tij, ka pasur një intensitet shumë të madh sa i përket instituteve të Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e studimeve albanologjike, ku në fushën e gjuhësisë ka pasur një trend shumë pozitiv.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat