Nisma e Re: Qeveria ka dështuare me memorialin e të zhdukurve

Lajme

Nisma e Re: Qeveria ka dështuare me memorialin e të zhdukurve

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 12:11

Aktivistët e “Nisma Ime” në mënyrë simbolike vendosën sot një pllakë pranë memorialit për personat e pagjetur, e cila gjendet në hapësirën mes Kuvendit dhe Qeverisë, për shkak se po konsiderojnë se institucionet e vendit kanë krijuar forma të dështuara për memorializimin kolektiv për ngjarjet e luftës së fundit të Kosovës.

Ata këtë pllakë e vendosën në mënyrë që nesër, Dita Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur të shënohet në mënyrë më dinjitoze.

Sipas njërit nga anëtarët e kësaj nisme, Albert Selimi memorialët tashmë të vendosur nga ana e institucioneve, veçmas për personat e pagjetur, mbesin forma të dështuara të kujtesës kolektive dhe i kontribuojnë mohimit të së vërtetës.

Selimi: Këto memoriale janë forma të dështuara të kujtesës kolektive

“Memorialët të cilat janë ngritur nga institucionet e vendit, veçmas ato për personat e pagjetur, mbesin forma të dështuara të kujtesës kolektive dhe i kontribuojnë mohimit të së vërtetës. Memoriali të cilin e shihni pranë Qeverisë së Kosovës, i cili mbetet jofunksional edhe pas përurimit të tij si dhe memoriali i cili gjendet prapa meje i cili nuk ka asnjë mbi shkrim mbi të, m besin treguesit më të mirë se Kosova vuan nga një kulturë e heshtjes për të kaluarën e saj të fundit. Kulturë kjo e cila bazohet te mohimi i viktimave e në veçanti të atyre të grupeve të tjera etnike” tha Selimi.

Gjithashtu, ai shtoi se këto lloj iniciativa në vend që të kontribuojnë në zbutjen e ndasive etnike, ato po bëhen mjet përmes së cilave po pamundësohet arritja deri tek e vërteta dhe edukimi i gjeneratave të reja.

Edhe qytetarët të cilët e panë këtë aksion pajtohen me atë se këto pllaka të vendosura në shenjë të të pagjeturve nuk i përfaqësojnë ata si duhet.

Luljeta Dragaj thotë se po të mos kishte dëgjuar në televizion nuk do e dinte se çka simbolizon memoriali i vendosur për nder të personave të zhdukur, kjo pasi që nuk ka të paktën as edhe një mbishkrim në të.

Dragaj: Nuk dihet se për çfarë është ky memorial

“Qeveritarët bash nuk po bëjnë asgjë për të pagjeturit, e kanë bërë këtë përmendore këtu, por nuk ka kurrfarë mbishkrimi. Nuk e di ide e kujt kanë qenë disa ora me zile, por ato u zhduken. Pak po bëhet...Nëse e kanë përcjell televizionin e dinë, nëse jo nuk e dinë se nuk ka mbishkrim nuk e dihet për çka”, u shpreh Dragaj.

Se institucionet po bëjnë pak në këtë drejtim, e thotë edhe Sevdije Mustafa, e cila shton se qeveritarët duhet të ua plotësojnë dëshirat nënave të të zhdukurve.

Mustafa: Qeveritarët duhet të bëjnë më shumë

“Asgjë nuk janë ka bëjnë, duhet të bëjnë më shumë. Duhet t’ua plotësojnë dëshirat atyre nënave dhe duhet ta qesin së pari për vete se si ju duket për veti dhe duhet t’i plotësojnë”, tha Mustafa.

Aktualisht në Kosovà « janë mbi 1600 persona, të vrarë e të zhdukur pastaj nga forcat serbe, fati i të cilëve nuk dihet që nga lufta e fundit e në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat