Federalizim apo kantonizim të Maqedonisë!

Lajme

Federalizim apo kantonizim të Maqedonisë!

Nga: Shkruan: Sali Berisha Më: 3 gusht 2015 Në ora: 18:30

Kancelarja Angela Merkel, në Samitin e Dubrovnikut vitin e kaluar, sipas mediave ka pranuar se, ajo është marrë dhe duhet të merret me zgjidhjen e kundërshtive dhe arritjen e një kompromisi midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit të vendit dhe problemet, ndofta, edhe më të ndërlikuara të pas emrit, d.m.th. gjuhës dhe identitetit etj. Ndofta ky nuk është momenti më i përshtatshëm por, jam i bindur se, kjo është çështje kohe, dhe do të ndodhë. Kjo zgjidhje nuk duhet të shtyhet nga palët në kalendat greke, ajo ka rëndësi shumë të madhe për avancimin e perspektivës europiane dhe euroatlantike të këtij vendi dhe distancimin e tij nga ndikimi rus. Askush nuk duhet të injorojë se kusht i një bashkëjetese të qëndrueshme midis shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë vend, është kursi pro europian, pro perëndimor i tij. Shqiptarët nuk janë të prirur të pranojnë një Maqedoni vasale të Rusisë të një shteti historikisht me qëndrime të njohura antishqiptare dhe që edhe sot nxit maqedonasit kundër shqiptarëve. Mjafton të rikujtoj këtu se pikërisht në këtë kontekst, Lavrov, në një bisedë informale me autoritete maqedonase jo pa cinizëm dhe për ti ndërsyer kundër shqiptarëve, do t’i pyeste ata se “pse nuk përdorin emrin Republika shqiptare e Maqedonisë”. Shkëputja e Maqedonisë nga ndikimi rus është i një rëndësie kapitale për stabilitetin e këtij vendi por edhe të rajonit. Shqiptarët në Maqedoni nuk mund të pajtohen, të qëndrojnë, për interesat ruse apo nacionalizmave ekstreme maqedonase, jashtë Bashkimit Europian dhe NATO-s.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat