Sali Mekajt dhe Vlora Goranit i vazhdohet arresti shtëpiak

Lajme

Sali Mekajt dhe Vlora Goranit i vazhdohet arresti shtëpiak

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 10:04

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka vazhduar arrestin shtëpiak dy të pandehurve Sali Mekaj dhe Vlora Goranit deri në rivendosje.

Në një njoftim të kësaj gjykate thuhet se: “Në lidhje me çështjen penale tani të pandehurve: Sali Mekaj dhe Vlora Goranit Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se me rastin e shqyrtimit të ankesave që janë ushtruar ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurit e lartpërmendur, kolegji penal i Gjykatës së Apelit në përbërje prej gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, të deleguar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës si gjyqtarë të Gjykatës së Apelit, me aktvendimin e datës 29.07.2015 ka vendos që çështja të kthehet në rivendosje dhe ndaj të pandehurve Sali Mekaj e Vlora Gorani është vazhduar masa e arrestit shtëpiak deri në rivendosje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata Themelore përmes këtij njoftimi sqaron se ankesa kundër aktvendimit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak janë ushtr uar si nga të pandehurit ashtu edhe nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Gjykata njofton se seanca dëgjimore në rivendosje të çështjes do të mbahet brenda një kohe të shkurtër dhe pritet që kjo të jetë gjatë javës së ardhshme në Gjykatën Themelore të Prishtinës - Departamenti për Krime të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat