Gjakova edhe sot pa rrymë

Lajme

Gjakova edhe sot pa rrymë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 09:35

Komuna e Gjakovës sërish probleme në rrjetin e KOSTT-it, ku si pasojë një pjesë e qytetarëve do të ketë mungesë të furnizimit me energji elektrike.

Sipas KEDS-it, për shkak të disa problemeve në stabilimentet e NS 110/ 35 kV Gjakova 1 të operatorit të transmisionit KOSTT, në disa pjesë të qytetit të Gjakovës është bërë ndërprerja e furnizimit me energji elektrike nga orët e hershme të mëngjesit.

“Nga KOSTT jemi informuar që janë duke bërë të pamundurën për të rregulluar problemin në afatin më të shkurtë të mundshëm kohor”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Për mungesën e energjisë elektrike në Gjakovë, ka reaguar dje edhe ish kryetari i Komunës së Gjakovës dhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se kanë mungesë të energjisë elektrike me nga 14 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat