Pas angazhimeve kundër terrorizmit po mbulohet krimi i organizuar

Lajme

Pas angazhimeve kundër terrorizmit po mbulohet krimi i organizuar

Nga: Mimozë Lakna Më: 29 korrik 2015 Në ora: 17:57

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, gjatë kësaj jave është duke vizituar disa nga komunat e Republikës së Kosovës, ku së bashku me kryetarët e Komunave dhe me Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi, po diskutojnë kryesisht lidhur me çështjen e sigurisë, respektivisht tendencave për ekstremizim të shoqërisë në Kosovë.
Në fakt, dyshimet dhe frika për sulme të mundshme terroriste nga ISIS-i, ka shtyrë institucionet e Kosovës që të shtojnë masat e sigurisë.
Rreth 100 qytetarë, shtetas të Kosovës, janë duke luftuar për krah grupeve terroriste në Siri dhe Irak.


Çka paraqet rrezik për shtetin

Publicisti Fadil Lepaja, vlerëson se angazhimi antiterror i shtetit në të shumtën është po aq i fshehtë sa edhe veprimet terroriste, sepse suksesi i punës së policisë dhe strukturave të tjera të sigurisë shumë herë varet nga fshehtësia e veprimit, përkatësisht ruajtja e sekretit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat