Opozita do të propozojë rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë (Video)

Lajme

Opozita do të propozojë rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë (Video)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 22:57

Rezoluta e propozuar nga Partia Demojratike e Kosovës ku do të dënohej gjenocidi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë vazhdon të mbetet në sirtarët e Kuvendit të Kosovës.
Edhe pse kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi dhe nënkryetari, Kadri Veseli, ishin zotuar se shumë shpejtë Kuvendi i Kosovës do të votojë këtë rezolutë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, raporton Tribuna Channel.

Ndërkohë, duarkryq nuk ka qëndruar opozita e cila është në përgatitje e sipër të një rezolute më të cilët do të dënohej gjenocidi serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se nxjerrja e një rezolute nga ana e Kuvendit të Kosovës, ku do dënohej gjenocid serb është shumë më rëndësi.

Sipas tij, i takon secilit institucion, por edhe qytetarëve të Kosovës, të cilët janë dëmtuar në njerëz apo në pronë qe të ngrisin procedura penale kundër keqbërësve serb.

Ndërkohë, Glauk Konjufca nga LVV, thotë që opozita është duke punuar në përgatitjen e një kundër rezolute e cila sipas tij do të jetë rezoluta e vërtetë, pa lajka politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat