S’ka pajisje për frymëmarrje, ndërpriten punimet për gjetjen e varrezës masive

Lajme

S’ka pajisje për frymëmarrje, ndërpriten punimet për gjetjen e varrezës masive

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 13:34

Janë ndërprerë punimet e nisura në mëngjes në një bunar në jug të Mitrovicës, ku dyshohej për një varrezë masive të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se punimet janë ndërprerë për faktin se njëri nga punëtorët ka pasur problem me frymëmarrjen, pasi që bunari ishte i thellë dhe punëtorët nuk kanë qenë të pajisur me mjetet për mbrojtje nga monoksidi i karbonit.

Gërxhaliu ka theksuar se do të provojnë t’i qasen bunarit në një formë tjetër, duke gropuar nga largësia me ekskavator.

Punimet ishin ndërprerë edhe më parë, pasi që nuk ishte kontraktuar asnjë kompani që gërmon me ekskavatorë.

Ndërkaq, në javën e kaluar, familjarët dhe Komisioni Qeveritar për të pagjeturit e akuzuan departamentin e Mjekësisë Ligjore të EULEX-it që qëllimisht po e neglizhon punën dhe hulumtimin e varrezave masive e po ashtu paralajmëruan edhe protesta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat