Mendim Rugova hyn në Qeveri, bëhet Zëvendësministër

Lajme

Mendim Rugova hyn në Qeveri, bëhet Zëvendësministër

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 12:18

Djali i madh i ish-Presidentit është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Emërimin e tij e ka bërë Kryeministri Isa Mustafa, bëjnë të ditur burime të Bota sot brënda familjës Rugova.

Mendim Rugova është marrë me fotografi dhe me metrologji. Më herët në politikë ka qenë i përfshirë edhe djali i vogël i Ibrahim Rugovës, Uka, i cili kishte arritur të bëhej deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndërsa në zgjedhjet e fundit edhe Teuta arriti të bëhet deputete, madje njëra ndër më të votuarat në LDK./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat