Siria dhe Kosova “kampionë” të azilantëve në Gjermani

Lajme

Siria dhe Kosova “kampionë” të azilantëve në Gjermani

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:25

Në vitin 2015 Gjermania është përballur me një sfidë të madhe për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve.

Për këtë vit, raportohet se në të gjithë Gjermaninë janë bërë mbi 450,000 kërkesave fillestare për azil, shkruan Bild.de.

Nga zonat e luftës shkojnë më shumë se 30 për qind e të gjithave aplikimeve për azil:

Prioriteti i parë është Siria me një pjesëmarrje prej 20.3 përqind (32 472) aplikacione, 8331 azil të paraqitur nga Iraku, 7932 nga Afganistani, kurse shumica e aplikacioneve për azil, që i bie më shumë se 40 për qind janë nga shtetet e Ballkanit.

Vetëm nga Kosova raportohet të jenë 28.672 aplikime (17.9 përqind)

Shqipëria, 21 806 (13.6 për qind)

Serbia, 10.126 (6.3 për qind)

Maqedonia, 4182 (2.6 për qind)

Kërkuesit të tjera për azil shpesh herë janë edhe nga Nigeria , Pakistani si dhe Eritrea.

Për rritjen e numrit të refugjatëve, kryesisht janë këto arsye:

Lufta civile në Siri dhe Irak

Gjendja e keqe ekonomike dhe papunësia e lartë në vendet e Ballkanit ku me theks të veçantë përmendet Kosova.

“Ne duhet të përshtateni për faktin se numri i refugjatëve nga zonat e luftës në botë do të mbeten të larta në vitet e ardhshme”, ka thënë presidenti i Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), Manfred Schmidt, shkruan Bild.de

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat