Një studim alarmues e pret Merkelin në Tiranë

Lajme

Një studim alarmues e pret Merkelin në Tiranë

Më: 8 korrik 2015 Në ora: 10:16

Ata nuk besojnë tek partitë, parlamenti, qeveria, ndjejnë se nuk kanë të ardhme dhe duan thjesht të largohen nga vendi.

Një studim i kryer nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert arrin në përfundimin se shumica e të rinjve nga mosha 14 deri në 29 vjeç në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duan të emigrojnë në Gjermani, Britani, Zvicër apo SHBA.

Sipas Huffington Post, studimi vjen në një kohë kur kancelarja gjermane Angela Merkel nis një vizitë në rajon, ku do flasë për integrimin dhe çështjen e azilkërkuesve.

Sipas HuffPost, rezultati është tronditës: 67 përqind e të rinjve në Shqipëri, 55 përqind në Kosovë, 53 në Maqedoni dhe 49 përqind në Bosnje, duan të largohen nga vendi.

Drejtuesi i studimit thotë se rezultatet janë shqetësuese dhe duhet të shërbejnë si një sinjal alarmi për Bashkimin Europian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat