Përgjegjësia e LDK-së deri në fajësi

Lajme

Përgjegjësia e LDK-së deri në fajësi

Nga: Nga Idriz Zeqiraj Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:45

Në katandinë e përgjithshme të Kosovës, as LDK-ja nuk mund të jetë imun. Ligjin për zgjedhjet e bëri e majta ekstreme, kryesisht, SHIK-u kriminal, por LDK-ja e miratoi! Kosova me një zonë zgjedhore, i dha shans e mundësi kësaj organizate të krimit të organizuar në Kosovë, të vesh me kostumin e deputetit shumë kryebanditë të Kosovës. Në Parlamentin gjerman, u shtrua pyetja në habitore: Pse është lejuar që në Parlamentin e Kosovës të ulën plot 27 kriminelë, të cilët, normalisht, duhet të jenë prapa grilave?!

Krerët e LDK-së aktuale, e kanë bërë veshin të shurdhër, kur individë, grupe, nëndegë e degë të LDK-së, u janë drejtuar, gojarisht dhe me shkrim, zyrtarisht, që Kosova duhet të bëjë zgjedhje me shumë zona zgjedhore, në formën klasike, të dikurshme. Ky shqetësim është motivuar se në formën e tanishme, "Kosova me një zonë zgjedhore", përfituesi kryesor është SHIK-u dhe e majta ekstreme, të cilët me paratë e haraçit dhe të hajnisë zyrtare, po i blejnë votat nga varfanjakët masivë, në Kosovën tonë të nëpërkëmbur.

Por, në këtë formë votimi, e privilegjuar dhe përfituese ka qenë edhe Kryesia e LDK-së, sepse mblidhnin votat e të gjithë elektoratit, pa u përballur me asnjë emër tjetër. Kjo mënyrë kriminale e votimit, u ka dhënë shansin e artë halabakëve rrugaçë e kriminelë të SHIK-ut, të bëhen deputetë, duke e vënë në kupolën e krimit Parlamentin e Kosovës. Dhe, pikërisht, këtu qëndron edhe përgjegjësia, madje deri në fajësi e LDK-së, përkatësisht, të strukturave të saj vendim-marrëse.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat