ISIS-i, ky kob i ri për shqiptarët!

Lajme

ISIS-i, ky kob i ri për shqiptarët!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 7 korrik 2015 Në ora: 17:44

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po kthehen në viktima të organizatës terroriste ISIS, ose në ndonjë rast edhe duke luftuar kundër saj, në luftën në Siri.
Prerja e kokave dhe brutaliteti i ekstremistëve në Lindjen e Mesme, po bëhet nga xhihadistë që pretendojnë se kanë ngritur kalifatin e quajtur “Shteti Islamik”.

“Kobi nuk paska skej”

Ndërsa, shqiptarë të rinj të mashtruar, po marrin në qafë vetveten, gratë e tyre, fëmijët.
Shumë familjarë janë vënë në kërkim të tyre, por pa rezultat. Njëri prej rasteve të fundit që përfundoi tragjikisht është ai i Valdet Gashit, ish kampion bote në një sport i tai-boxit, i cili la pas vetes dy fëmijë, gruan e ve dhe nënën në vaj.
Ndërsa, një prej rasteve të fundit është shkuarja në Siri e të riut, (N.B) emër i njohur në redaksi, i cili është nga një fshat i Dardanës. Ai ka shkrumbuar zemrat e familjes, pasi përveç se shkoi vet në Siri, e mori edhe ky me vete gruan dhe fëmijët. “Ky është një kob, që se përballon dot njeriu”, është shprehur babai i dëshpëruar për të birin, që do të jepte çdo pëllëmbë toke dhe gjëje të kësaj bote, vetëm ti kthehej djali me familje! “Kobi nuk paska skej, i tha ai mikut të vet”, duke dashur që ende ta mbaj të fshehtë shkuarjen e të birit në luftë, edhe për shkak të shpresës se mos kthehet, që të mos ndëshkohet nga ligji, i cili parasheh dënime të rënda për ata që marrin pjesë në luftëra të huaja.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat