Babai i turistes: Edhe në Çeki të vrasin për 20 koruna

Lajme

Babai i turistes: Edhe në Çeki të vrasin për 20 koruna

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 17:44

Babai i Anna Kosinovës turistes çeke e cila u vra mbrëmjen e 3 qershorit në Dukagjin thotë se ngjarje të tilla ndodhin edhe në vendin e tyre. Madje, - shton Pavel Kosinova, - në Çeki të vrasin për 20 koruna (monedha çeke).Anna Kosinova 36 vjeç e cila u vra në makinë së bashku me të dashurin e saj Michal Svatos, ka një vajzë 17 vjeçe. Çifti i turistëve u qëlluan nga brenda makinës së tyre nga 20-vjeçari Sokol Mjacaj në fshatin Prekal të Dukagjinit, ndërsa kishin lënë kampin në Theth dhe shkonin drejt Shkodrës.

Intervista me babanë e Anës të cilën A1 Report e siguron:

Baba: Nuk di pothuajse asgjë, di vetëm që janë qëlluar dhe ku ka ndodhur ngjarja.

Gazetari: A ka ardhur policia në shtëpinë tuaj?

Baba: Po, erdhën rreth orës 11 paradite. Por unë nuk di shumë. Vajza është e rritur, ajo nuk na tregon shumë. Di vetëm që kishte shkuar për pushime. Ata kanë qenë edhe vjet bashkë për pushime. Është shumë e vështirë të them ndonjë gjë, sepse vërtet nuk di shumë.

Gazetari: Kur është hera e fundit që jeni takuar me vajzën?

Babai: Përpara se ajo të nisej. Të mërkurën.

Gazetari: Çfarë menduat kur e zbuluat. A mundët ta besoni që ka ndodhur një gjë e tillë kaq e tmerrshme?

Babai: Edhe ndodh. Këtu të vrasin për 20 Koruna (monedha çeke), pse të mos ndodhë diku në Shqipëri. Kështu e ka jeta. S’kemi çfarë ti bëjmë.

Gazetari: A jeni në kontakt me ministrinë e jashtme apo policinë? A ju kanë njoftuar se cfarë po bëhet?

Babai: Kam një numër telefoni të tyre dhe mund ti kontaktoj nëse duhet. Por edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë.

Gazetari: A keni menduar për ceremoninë e varrimit dhe e dini se kur do ta sjellin trupin e vajzës?

Babai: Jo, s’kam informacion për këtë. Ata thjesht më thanë që do ta sjellin trupin. Por nuk e di sikur, sepse duhet bërë fillimisht autopsia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat