Vritet në Irak Kujtim Xheladini, po luftonte për ISIS-in

Lajme

Vritet në Irak Kujtim Xheladini, po luftonte për ISIS-in

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 17:30

Një tjetër shqiptar që i është bashkuar organizatës terroriste ISIS ka mbetur i vrarë.

Emri i tij është Kujtim Xheladini dhe ai është nga Gjilani, raporton KTV.

Vrasja ka ndodhur pasi që ISIS sulmoi qyetin e pasur më naftë të Irakut, Baiji.

Aty kanë hasur në rezistencën e forcave irakiane të sigurisë dhe të grupit militant Shia, Asa'ib Ahl al-Haq.

Është pikërisht ky grup që e ka marrë përsipër vrasjen e disa mercenarëve të huaj, duke përfshirë atë të kosovarit, Xheladini.

Grupi Shia përkrahet nga Irani. Grupi ka pohuar se ka larguar shumicën e terroristëve të ISIS-it nga ky qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat