Publikohen listat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (DOKUMENT)

Lajme

Publikohen listat e ish-Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (DOKUMENT)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 23:24

​Listat e dëshmorëve, veteranëve, pjesëtarëve, pjesëmarrësve dhe invalidëve të ish Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (MMRK) janë publikuar nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së.

Këto lista të nënshkruara nga përfaqësuesi i kësaj ministrie, eprori i lartë ushtarak Rrustem Berisha, më në fund kanë marrë bekimin e këtij komisioni për t'u publikuar.

Listave për Zonën e Karadakut, Nerodimës, Llapit, Shalës, Dukagjinit, Pashtrikut, Drenicës, Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së me njësitë vartëse, Fondit Vendlindja thërret, i janë bashkangjitur sot edhe listat e për ish pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Zyra për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , Sekretaria e Komisionit nën emrin MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË EKZIL i ka publikuar këto lista në faqen elektronike të këtij komisioni: KLIKO KETU

Në Listën e Dëshmorëve, të publikuar tashmë nga Komisioni Qeveritar për Verifikimin dhe Njohjen e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit apo të Internuarit të UÇK-së, kolonel Ahmet Krasniqi, ish-ministri i Mbrojtjes është shpallur dëshmor.

Në Listën e Dëshmorëve, të publikuar nga Komisioni, janë edhe Enver Maloku, Mark Malota, Gjergj Sokoli, Qazim Jakupi, Muharrem Tafaj, Rashit Mustafa. Derisa veteran është shpallur koloneli Tahir Zemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat