Veteranët e Gjilanit kundër emërtimit të një rruge me emrin e Sinan Hasanit

Lajme

Veteranët e Gjilanit kundër emërtimit të një rruge me emrin e Sinan Hasanit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:07

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Gjilan, ka kundërshtuar emërtimin e një rruge në Pozheran të Vitisë me emrin e ish-presidentit të Jugosllavisë, Sinan Hasani. Sipas kësaj shoqate, emërtimi i rrugëve me emra politikanësh kundërthënës është veprim i pamatur i Komunës së Vitisë.

Ahmet Daku, kryetar i OVL të UÇK-së në Gjilan, ka thënë se historiografia shqiptare do të duhej në mënyrë objektive të studionte të gjitha figurat dhe të vlerësonte rolin dhe kontributin e secilit politikan gjatë periudhave të caktuara.

Ai ka thënë se figura e ish-funksionarit komunist Sinan Hasani do të mbetet gjithmonë një figurë e kontestueshme për ta, përderisa nuk ndriçohet veprimtaria e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat