Vuçiq nën ethe: Merkeli na sjellë fjalë të rënda për Kosovën

Lajme

Vuçiq nën ethe: Merkeli na sjellë fjalë të rënda për Kosovën

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:21

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sonte se nga kancelarja gjermane, Angela Merkal me rastin e vizitës në Beograd më 8 korrik pret fjalë të rënda për Kosovën dhe disa tema tjera, por edhe “fjalët më të mira të mundshme për reformat serbe dhe ekonominë”.
Kryeministri serb për Tv Pink ka thënë se ky është rezultat i faktit se Serbia ka arritur që ta rikuperojë paraqitjen dhe mentalitetin e saj prej humbësit dhe këtë ta kthejë në reforma ekonomike, transmeton Indeksonline.
“Mendoj se është koha që të merremi me jetën, duhet ta respektojmë traditën dhe të kaluarën, por është koha që t’i kthehemi punës, që t’i festojmë fitoret, e jo vetëm humbjet”, ka thënë Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat