“Bota sot” lexuesi është me ju

Lajme

“Bota sot” lexuesi është me ju

Më: 28 qershor 2015 Në ora: 10:10

Juve redaksi e nderuar e „Bota Sot“ , botues, kryeredaktor, redaktorë, gazetarë e bashkëpunëtorë urime ky jubile i kombëtares sonë dhe tuaj! Ju ishit gazeta më vetëflijuese për të mirën e përgjithshme! Shumë figura të saj e paguan me jetë, shumë të tjerë u kërcënuan dhe ende po kërcënohen, duke jetuar familjarët e stafit të saj me ankthin, se a do të kthehen nga puna në familje shëndosh e mirë!
Nuk ka dyshim se, në vazhdimësi ishte në mbështetje të arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova! Nuk ishte rastësi që Dr. Rugova intervistën e parë pas lufte një gazete ia dha kryeredaktorit aktual të saj! Ai pati besim dhe mirënjohje, sepse në vitet e para të pasluftës, ishte dritarja e vetme e informimit për mbështetësit e tij dhe të frymës së tij! Ajo edhe më tej e vazhdon këtë frymë, por mjerisht pasardhësit e tij duke mos pasur ndjesinë e asaj fryme, ndonjë qasje kritike e kohëpaskoshme, i morën si sulme ndaj tyre! Kështu që nuk e panë të udhës as ta përgëzojnë në asnjë mënyrë këtë gazetë! Si duket po u pëlqejnë më shumë ato të cilat, nuk lanë gjë të keqe pa thënë për Dr. Ibrahim Rugovën!
Megjithatë, lexuesi është me ju ata janë mirënjohësit më të mëdhenj, sepse ata kanë qëllime fisnike dhe nuk kanë ambicie për pushtet por për shtet!
Sabri Morina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat