Vizitat në familje, s'mundem ti dalloj edhe nga ato në "Bota sot"!!!

Lajme

Vizitat në familje, s'mundem ti dalloj edhe nga ato në "Bota sot"!!!

Nga: Nga Bahri Rashica Më: 26 qershor 2015 Në ora: 09:37

Lindja është gëzim, lindet fëmiu, lind Dielli, lind Hëna, lind,... Popullit shqiptar më 26 qershor 1995 i lindi një gazetë në mes të Evropës në Zvicër "Bota sot". Ajo datë hyri në historinë e mediave shqiptare nga njerëz të mençur dhe intelektual. Themelimi i gazetës "Bota sot" ishte nevojë dhe atë më së miri e vërejti themeluesi i saj zotriu Xhevdet Mazrekaj me bashkëpunëtorët.

Diaspora, atë botë kishte nevojë që të lexoj të vërtetën, të informohet me të vërtetën ngase numri i shqiptarëve që kishin vërshuar Evropën ishte tejet i madh nga ikja masive me fillimin e viteve të ‘90-ta! "Bota sot" në Zvicër dhe Gjermani u bë gazetë familjare tek shqiptarët po më vonë edhe në shumë shtete tjera të Evropës!

Kjo gazetë lexohej nga të gjitha moshat edhe fëmijët që u rritën me të dhe sot kanë mbi 20 vjet dhe vazhdojnë me krenari ta lexojnë "Bota sot", median besnike të tyre.
Me përfundimin e luftës së Kosovës 1998/1999, edhe "Bota sot" filloi të jetë pjesë e mediave të tjera në Kosovë dhe që nga viti 1999 është në duart e çdo shqiptari, por edhe të miqve ndërkombëtar. Në rrugëtimin e saj 20 vjeçar "Bota sot" u ballafaqua me shumë sfida dhe është gazetë që kontribuoi shumë në ruajtjen e fjalës së lirë ku ranë katër heronjë! "Bota sot", vazhdon rrugën e informimit të drejt ajo u bë 20 vjeçare sot më 26 qershor 2015, i lum Kombi që e ka!
Të luash futboll për Kombëtaren Shqiptare është kënaqësi, por, edhe të shkruash për Kombëtaren "Bota sot" të bënë ta ndiesh veten të lumtur, unë që bashkëpunoj me "Bota sot" e ndiej veten të lumtur dhe u jam mirënjohës editorit z.Xhevdet Mazrekaj, kryeredaktorit Idriz Morina me kolegët e tij, dhe lexuesve që mi përcjellin vazhdimisht shkrimet e botuara. Në periudhën time mbi 30 vite në media si ditë të paharruar do të veçoja edhe vizitën në lokalet e "Bota sot" në Prishtinë sa herë që e vizitoj Kosovën dhe aty u prita përzemërsisht nga Redaksia, nga kolegët. Aq sa janë të mira vizitat në familje, edhe vizitat në "Bota sot", po ashtu s'mund t'i dalloj!!!

Gazeta jonë u bë 20 vjeçare, i bëri dy decenie, ky jubile është në ditën e sotme 26 qershor 2015! Sot është ditëlindja e kombëtares "Bota sot"- Urime dhe Zoti e bekoftë përherë atë, lexuesit dhe të gjithë që e duan atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat