Gëzuar festa e madhe historike e 20-vjetorit të

Lajme

Gëzuar festa e madhe historike e 20-vjetorit të

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 09:05

Së pari kam nderin dhe kënaqësinë që t'iu UROJ Jubileun e madh 20-vjeçar të daljes në dritë të Gazetës juaj "Bota Sot".
Urime! A voter sante! Cheers! Gëzuar! Me dëshirat më të sinqerta dhe më të mira, që edhe në të ardhmen të jeni kampionë të suksesshëm dhe, përherë në mbështetje të së VËRTETËS së lirisë, të drejtësisë, të barazisë dhe të mbrojtjes së kauzës sonë parësore gjithëkombëtare shqiptare. GËZUAR! Kalofshi çaste të ëmbla, të hareshme dhe të gëzueshme në Solemnitetin tuaj të organizuar më 27 qershor 2015.

Së dyti, Ju falënderoj sinqerisht, ngrohtësisht dhe vëllazërisht për dërgimin e FTESËS nga ana e Juaj. Mirëpo, duke qenë se unë ndodhem në Boston të Amerikës, nuk e kam atë mundësi që t'u bashkohem për të kremtuar bashkërisht këtë datë të rëndësishme HISTORIKE të nxjerrjes në dritë të Gazetës presitigjioze kombëtare shqiptare "Bota Sot".
Mirëpo, edhe pse fizikisht nuk do jemi së bashku, me shpirt e zemër jam me Ju së bashku atje dhe kudo që lyp interesi jetik i kombit dhe i atdheut tonë të shtrenjte-Shqipërisë Etnike.

Edhe njëherë flm shumë për bashkëpunimin e sinqertë dhe profesional!
Gëzuar festa e madhe historike e 20-vjetorit të "Bota Sot"!

Me përzemërsi dhe vëllazërisht,
Juaji,
Prof.dr.Mehdi Hyseni
Boston, SHBA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat