Berisha: “Bota sot” është bota shqiptare

Lajme

Berisha: “Bota sot” është bota shqiptare

Më: 26 qershor 2015 Në ora: 08:31

Unë shfrytëzoj rastin për të përshëndetur përzemërsisht, botuesin z. Mazrekaj dhe të gjithë drejtuesit, redaktorët, gazetarët, stafin teknik në 20 vjetorin e gazetës “Bota Sot”, gazetë kjo që po të kishte një emër të dytë, meriton plotësisht që të quhet, Bota Shqiptare. Gazeta Bota Sot, vjen në këtë 20 vjetor me një trashëgimi të shkëlqyer si avokate e vendosur e çështjes së drejtë shqiptare e interesave kombëtare të shqiptarëve, por dhe si univers i vërtetë informacioni. Unë mbetem gjithnjë mirënjohës ndaj gazetës “Bota Sot” për kontributin e saj të madh dhe të çmuar në këto 20 vite dhe duke kremtuar me nderim dhe kënaqësi të veçantë këtë përvjetor të saj, i uroj me ndjenjat e konsideratës më të lartë suksese gjithnjë e më të mëdha në misionin e saj fisnik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat