Shkurte Fejza: “Bota sot” gazetë që frymon shqip dhe vetëm shqip

Lajme

Shkurte Fejza: “Bota sot” gazetë që frymon shqip dhe vetëm shqip

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 25 qershor 2015 Në ora: 18:51

Dy dekada të informosh pa ndalim lexuesin e mençur shqiptar, nuk është pak, por kur pranon urime dhe dëgjon se edhe vetë personazhet e dashur publikë, artistët të ndjekin, të lexojnë e të shfletojnë, kjo është lumturi por dhe përgjegjësi e madhe. Por cili është komenti i disa prej emrave të dashur të muzikës shqiptare për “Bota sot” dhe si e urojnë gazetën tonë me rastin e 20 vjetorit? Ata kudo që janë nga të katër anët, nga Kosova në Shqipëri e deri në Diasporë, flasim me kënaqësi në këtë ditëlindje të gazetës.

Shkurte Fejza - Gazeta kombëtare “Bota sot” për dekada me radhë ishte e vetmja gazetë që afirmonte vlerat më të larta kulturore dhe kombëtare shqiptare, sidomos në Diasporë. Me ardhjen e lirisë u bë pjesë edhe familjeve tona këtu në Kosovë. Është gazetë që frymon shqip dhe vetëm shqip. Uroj që edhe në të ardhmen të na informojë dhe të afirmojë vetëm të bukurën, të ndershmen dhe atë më fisniken tonë kombëtare. Uroj dhe përgëzoj gjithë stafin tuaj të nderuar. Me shumë respekt nga unë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat