Mark Krasniqi, “Bota sot” 20 vjet rrugëtim kombëtar

Lajme

Mark Krasniqi, “Bota sot” 20 vjet rrugëtim kombëtar

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 qershor 2015 Në ora: 17:49

Me njëzet e gjashtë qershor të vitit 1995 u botua numri i parë i gazetës kombëtare “Bota sot”. Fillimi ishte më tepër sesa sfidues. Duhej kërkuar njerëz profesionalë që jetonin në Zvicër dhe në Kosovë të cilët kishin guximin dhe profesionalizmin që t’i jepnin shpirt dhe frymë kombëtare fjalës së lirë shqipe në gazetën gjithëkombëtare “Bota sot”. Mbi të gjitha shqiptarët kudo që jetonin e punonin e ndienin nevojën që të shkruanin, të lexonin dhe të demaskonin dhunën serbe. E ky shpërthim i guximit shqiptar u pasqyrua në gazetën kombëtare “Bota sot”. Ditë pas dite, muaj pas muaji e vit pas viti, gazeta “Bota sot” u bë pjesë e familjeve shqiptare anembanë Evropës deri në Amerikën e largët.
Ndërkaq në Kosovë regjimi serb i përndiqte gazetarët dhe stafin e redaksisë në Prishtinë dhe nuk lejonte botimin e gazetës në Kosovë.
Por bashkë me trupat e NATO-s në Kosovë hyri edhe gazeta kombëtare “Bota sot”, e cila ishte angazhuar me vite për lirinë e shqiptarëve të Kosovës dhe kudo që janë. Por, sfidat e gazetës kombëtare “Bota sot” u shfaqën edhe në ditët e para të botimit të saj në Kosovë. Ajo vazhdonte guximshëm ta thoshte të vërtetën edhe me gjithë faktin se forcat antishqiptare i pengonte nëse thuhet e vërteta. Përveç shantazheve të ndërkombëtarëve dhe dënimeve ishin edhe elementet kriminale që mbuluan fytyrën e tyre me maska në kokë, shtinë e i vranë gazetarët dhe bashkëpunëtorët e gazetës kombëtare “Bota sot”. Në fillim e vranë Xhemajl Mustafën, bashkëpunëtorin e përhershëm e këshilltarin e presidentit Ibrahim Rugova. Por, nuk u ndalën me kaq.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat