Serbët inskenonin vjedhje, për gjërat që vet i shisnin

Lajme

Serbët inskenonin vjedhje, për gjërat që vet i shisnin

Më: 28 maj 2015 Në ora: 20:31

Shtëpitë në lagjen Qeranovica kanë mbetur të shkreta. Banorët e kësaj qyteze nuk u bindën të kthehen në Kosovë për të jetuar as kur atyre iu ndërtuan shtëpi të reja.
17 shtëpitë e ndërtuara në vitin 2009 nga Ministria për Kthim dhe Komunitete me qëllim të rikthimit të serbëve në lagjen ‘Qeranovica.
Ndonëse të pabanuara, këto shtëpi dikur ishin të mobiluara, por shpesh policia e Kosovës pranonte thirrje nga serbët e kësaj lagjeje nën pretendimet se pronat e tyre po u thyheshin dhe po u vidheshin.
“Konkretisht ata janë ankuar se po vidhen gjësende shtëpiake, si frigorifer, shtroj, mbuloj, instalime të rrymës dhe gjësende shtëpiake”, tha zëdhënësi i Policisë së Gjilanit Ismet Hashiani.
Por, ai thotë se këto lajmërime ishin inskenime të vet serbëve. Ismet Hashani thotë se kanë fakte që dëshmojnë se ata nuk u plaqkitën.
“Janë gjetur fakte dhe dëshmi që në fakt pas marrjes së deklaratës nga persona të caktuar, është konfirmuar se të gjitha këto raste kanë qenë të inskenuara sepse sendet e marra nga këto shtëpi ose janë shitur ose janë bartur jashtë Kosovës”, tha ai.
Këtë që e thotë policia, e konfirmon edhe banori i vetë serb në lagjen Qeranovica, Nebojsha Stankovic.
“Jo gjërat janë këtu. Nuk ka qenë askush dhe nuk ka pas asnjë vjedhje. Disa prej fqinjëve vet i kanë marr gjërat dhe i kanë qu për në Serbi. Diçka u kanë shitur edhe shqiptarve”, tha ai.
Policia e Kosovës tani ka ngritur disa kallxime penale për disa persona të dyshimtë, për veprën, lajmërime të rrejshme për disa serb të Kosovës dhe disa të dyshuar të tjerë që gjenden jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat