Provokimi! Kjo foto e Vuçiç flet sa një mijë fjalë

Lajme

Provokimi! Kjo foto e Vuçiç flet sa një mijë fjalë

Më: 27 maj 2015 Në ora: 19:25

Në rrjetet sociale kjo po komentohet si i vetmi provokim në vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç në Tiranë.

Gjatë takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, Vuçiç ka pozuar përpara një pikture të Isa Boletinit dhe çetës së tij.

Gjatë shtrëngimit të duarve, pas shpinës se kreut të Kuvendit dhe të kreut të ekzekutivit serb, dallohet qartë heroi kombëtar Isa Boletini, që prin kryengritësit malësorë që luftuan kundër serbo-malazezëve në vitin 1910 dhe në vijim.

Megjithatë kjo foto e realizuar nga LSA, flet sa një mijë fjalë.

Ajo tregon mënyrën se si e sheh Vuçiç këtë pikturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat