Zeka, për “Monstrën”: Një nga të vrarët - dëshmitar në Hagë kundër ministrit maqedonas të Mbrojtjes!

Lajme

Zeka, për “Monstrën”: Një nga të vrarët - dëshmitar në Hagë kundër ministrit maqedonas të Mbrojtjes!

Më: 26 maj 2015 Në ora: 17:10

Nesër është paralajmëruar publikimi i “bombës” së radhës së kreut të opozitës maqedonas, Zoran Zaev, për rastin “Monstra”.
Gazetari Milaim Zeka thotë se kur ka ndodhur kjo tragjedi, autoritetet maqedonase, përmes një shërbimi informativ të një vendi perëndimor, kishin refuzuar ndihmën e huaj dhe të AKI-së së Kosovës.

Postimi i Milaim Zekës

Si ndodhi rasti Monstra ne Maqedoni?
Neser, eshte paralajmeruar publikimi i rastit Monstra.
Kur ndodhi kjo tragjedi e rende, autoritetet maqedone, permes nje sherbimi informativ te nje vendi perendimor, kishin refuzuar ne menyre kategorike ndihmen e sherbimeve perendimore, si dhe ndihmen e AKI se te Kosoves.
Makina e perdorur ne kete vrasje, nje tip Opel, kishte qene e konfiskuar nga Ministria e Puneve te Brendeshme te Maqedonise. Prandaj nyja e gjithe kesaj ishte makina. Pyetja shtrohej: kush e lejoi lirimin e makines? Kush e mori makinen? Pse u mbajt sekret kjo gje?!
Dhe fare ne fund: Pse kurr nuk u tregua se njeri preje te vrareve ishte deshmitar ne Hage, kunder Ministrit te Mbrojtjes te Maqedonise? Pse eshte mbajtur sekret kjo gje?!!
Pse kane heshtur per kete gje edhe sherbimet rajonale dhe ato perendimore, kur e kane ditur se kjo ishte veper e Sherbimit sekret Maqedon, vetem per t i njollosur shqiptaret?!!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat