Vlerësohet bashkëpunimi i prokurorive Kosovë Shqipëri

Lajme

Vlerësohet bashkëpunimi i prokurorive Kosovë Shqipëri

Më: 26 maj 2015 Në ora: 16:30

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Fillimisht në këtë takim,kryeprokurori Lumezi, pranoi urimet për dekretimin e tij në pozitën e kryeprokurorit të Shtetit, nga ambasadori Minxhozi, i cili i përcolli urimet edhe nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe nga ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, NasipNaço.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e njoftoi ambasadorin Minxhozi, me synimet e tij si kryeprokuror i Shtetit dhe me sfidat, me të cilat po ballafaqohet Prokurori i Shtetit, si dhe sistemi prokurorial i Kosovës në tërësi.

Kryeprokurori Lumezi, ka theksuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimit ndërkufitar, krimeve të luftës dhe sigurimi i kushteve adekuate për funksionimin sa më të mirë të këtij sistemi.

Në këtë takim gjithashtu u bisedua për bashkëpunimin në fushat e sistemit prokurori a në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan lart bashkëpunimin që ekziston në mes prokurorive të këtyre dy vendeve, duke theksuar dhe shprehur gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit, sidomos në luftimin e krimit ndërkufitar, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ambasadori Minxhozi, me qëllim të rritjes së këtij bashkëpunimi dhe shkëmbimit të përvojave në mes dy vendeve e ftoi kryeprokurorin Lumezi, për vizitë pune në Republikën e Shqipërisë./kp

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat