Zhbogar: Qeveria duhet të fokusohet në ekonomi dhe bujqësi

Lajme

Zhbogar: Qeveria duhet të fokusohet në ekonomi dhe bujqësi

Më: 25 maj 2015 Në ora: 23:34

Qeveria e Kosovës duhet të fokusohet në bujqësi, energji dhe në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, në mënyrë që Kosova të dalë në rrugë të drejtë të zhvillimit ekonomik.

Këto janë vetëm disa nga rekomandimet që përfaqësuesi i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, i shpalosi si mysafir i Erëza Vela Berisha, në emisionin “Ekonomia me Erëzën”, në Klan Kosova.

Sipas tij, BE’ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen që ta ndihmojë Kosovën, ndërsa për këtë e kanë një plan të përbashkët me ekzekutivin kosovar.

Përfaqësuesi europian ka përmendur disa fusha për të cilat ka thënë se BE-ja do ta ndihmojë Kosovën.

“Situata ekonomike në Kosovë nuk është e mirë”.

“Ne jemi të përkushtuar në bujqësi, jemi duke ngritur grantet dhe përkrahjen për bujqësi”.

“Natyrisht se do të vazhdojmë t’i mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme, mjedisin biznesor dhe energjetikën”.

Sipas tij, disa rezultate në sferën e bujqësisë kanë filluar të shihen, por mbetet ende punë për të bërë.

Për këtë Zbogar ka thënë se e kanë bërë një plan në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Bankën Botërore.

“Ne e realizuam një marrëveshje të përbashkët me qeverinë në Prizren para dy muajsh, ku diskutuam për pesë fushat që besojmë se janë të rëndësishme për Kosovën. Kjo ishte një iniciativë e përbashkët e BE'se dhe Bankës Botërore”.

Zhbogar tha se sektori i prodhimit dhe fuqizimi i sektorit privat do të vazhdojnë ta kenë mbështetjen dhe fokusin e BE'së edhe në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat