Beg Rizaj, në Betejën e Koshares (Video)

Lajme

Beg Rizaj, në Betejën e Koshares (Video)

Më: 25 maj 2015 Në ora: 15:55

Në një video që po qarkullon në Facebook, shihet ish-luftëtari i UÇK-së, Beg Rizaj, video e cila siç duket është bërë gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Siç edhe mund të shihet dhe dëgjohet aty, tanimë i ndjeri Rizaj, flet për Betejën e Koshares dhe sukseset që kishin arritur luftëtarët e UÇK-së atëbotë.

Ish-luftëtarit të UÇK-së, dje i është dhënë lamtumira e fundit, pasi që ishte vrarë në konfliktin e 9 majit në Kumanovë.

Rizaj është varrosur me nderime të larta në Varreza të Dëshmorëve, në Gllogjan, ku pos qytetarëve të shumtë, homazhe kanë bërë edhe disa nga deputetët e AAK-së, por jo edhe lideri i saj, Ramush Haradin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat