Algjeria siguron Serbinë se nuk do ta njohë Kosovën

Lajme

Algjeria siguron Serbinë se nuk do ta njohë Kosovën

Më: 24 maj 2015 Në ora: 10:58

Kryetarja e parlamentit të Serbisë, Maja Gojkoviq gjatë vizitës që po zhvillon në Algjeri është takuar me presidentin algjerian, Abdelaziz Bouteflika i cili ndër të tjera e ka siguruar Gojkoviqin se Alegjeria e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, duke thënë se shteti i tij nuk do ta njohë Kosovën.

Sipas një komunikate për media lëshuar nga Parlamenti i Serbisë, Gojkoviq ka siguruar Presidentin Bouteflika se Serbia është e përkushtuar në përmirësimin e marrëdhënieve me aleatin e e saj tradicional, Algejrinë, transmeton Indeksonline.

Ndërkaq, Bouteflika tha se miqësia me Serbinë ka një reputacion të mirë tek populli algjerian që daton prej kohës kur dy vendet kishin marrëdhënie më të mira. Presidenti algjerian ka shprehur dëshirën që të pëmirësoj marrëdhëniet me Serbinë në fushën e politikës, ekonomisë dhe kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat