Fatos Klosi: Ja kush e vrau Kolonel Ahmet Krasniqin (Video)

Lajme

Fatos Klosi: Ja kush e vrau Kolonel Ahmet Krasniqin (Video)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 23:07

Ish-Shefi i SHIK-ut, Fatos Klosi, në emisionin “Komitetit” të transmetuar në RTK ka folur për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë.

Por, ai e ka mohuar këtë kategorikisht dhe se është shumë i interesuar të sqarohet kjo vrasje.

Klosi ka thënë se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit.

Dëgjojeni videon për ta kuptuar se cila mund të jetë pista për zbardhjen e kësaj vrasjeje misterioze.

Ish-shefi i SHISH-it ka konfirmuar se dikur ky shërbim kishte arrestuar ministrin aktual të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha.

Klosi, në një intervistë për RTK-në, nuk ka dashur të tregojë arsyen se pse ish-SHISH-i ka arrestuar liderin e PDK-së para disa viteve, duke thënë se nuk mund të jap informacione.

“Po kemi arrestuar Hashim Thaçin. Nuk mund ta them pse, por ai ishte shtetas i huaj, pavarësisht që ishte me kombësi shqiptare”, ka thënë Fatos Klosi.

Ai gjithashtu ka thënë se partia e Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindje të majta politike.

“Po është e vërtetë që LPK-ja ka pasur bindje të majtë dhe ka qenë ithtare e politikës së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha”, tha ai.

“Forcat e themeluara nga ana e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, FARK, natyrisht ishin më të përgatitura se UÇK-së, pasi që të gjithë ishin ish-pjesëtar të ushtrisë jugosllave dhe kishin përvojë”, ka thënë më tutje Klosi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat