Kriza greke, Merkel nuk ndryshon qëndrim: Duhet të përveshim mëngët

Lajme

Kriza greke, Merkel nuk ndryshon qëndrim: Duhet të përveshim mëngët

Më: 31 mars 2015 Në ora: 19:01

Gjatë një mbledhje të përbashkët mes qeverisë gjermane dhe asaj franceze në Berlin, kancelarja Angela Merkel rikonfirmoi qendrimin se zotimet e marra nga Greqia, pavarësisht ndryshimeve të propozuara nga kabineti i ri, duhen respektuar.

“Kohët e fundit kam thënë se koha është thelbësore, kjo do të thotë se nuk kemi kohë për të humbur dhe duhet të përveshim mëngët”.

Një marrëveshje përfundimtare mes Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë pritet të arrihet në fund të prillit.

Gjatë një takimi me kryeministrin spanjoll, Mariano Rahoj, Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, tha se situata ishte nën kontroll dhe se BE nuk kishte asnjë plan B me daljen e Greqisë nga euro.

Sipas Komisionit Europian, skuadra e negociatorëve, e përbërë nga përfaqësues të vetë komisionit, Bankës Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, është ende duke biseduar me palën greke, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat