Punët për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës do të fillojnë shumë shpejt

Lajme

Punët për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës do të fillojnë shumë shpejt

Më: 30 mars 2015 Në ora: 17:58

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, sbashku me drejtoreshën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rrezarta Loxha, kanë vizituar shtëpinë monumentale të Xhafer Devës, e cila është djegur të shtunën.

Kryetari Bahtiri ka shprehur keqardhje të thellë për këtë, duke premtuar njëkohësisht se do të angazhohet, bashkë me institucionet tjera, që objekti të sanohet sa më parë.
“Është një dëm i madh që i është shkaktuar trashëgimisë kulturore në Mitrovicë. Me drejtoreshën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rrezarta Loxha, biseduam për masat që duhet të ndërmerren urgjentisht për sanimin e dëmeve dhe rregullimin e objektit, ashtu sikur që ishte para me një projekt, me mjete të MKRS-së, i cili nën përkujdesjen e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, duhej të filloj së realizuari këto ditë, për çka edhe kishin filluar përgatitjet e komunës, duke i larguar të gjitha objektet tjera përreth shtëpisë”, thotë Bahtiri.
Po ashtu, Bahtiri i ka premtuar drejtoreshës të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rrezarta Loxha, se komuna do t’i kryej të gjitha obligimet e veta dhe se do të mbështesë të gjitha aktivitetet tjera që do të ndërmerren nga institucioni që ajo e drejton.

Kurse, drejtoresha e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, Rrezarta Loxha, u shpreh të jetë e mërzitur shumë nga fatkeqësia që i ka ndodhur shtëpisë monument të Xhafer Devës. Ajo ka falënderuar Bahtiri për interesimin që po tregon për fillimin e menjëhershëm aktiviteteve për realizimin e projektit për restaurimin e kësaj shtëpie.
“Objekti është pronë e komunës, por nën mbikëqyrjen e institucionit që unë e drejtoj, andaj kemi obligime të përbashkëta për restaurimin e kësaj shtëpie monumentale dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Komuna duhet ta pastrojë përbrenda shtëpinë dhe të formoj komisionin për vlerësimin e dëmeve, ndërsa ne do angazhohemi për sigurimin e mjeteve shtesë për realizimin e projektit, i cili para se të digjej shtëpia, kishte një kosto prej rreth 120.000 euro. Unë jam optimiste pasi që kryetari Bahtiri shprehu gatishmërinë e tij për tu angazhuar menjëherë në këtë drejtim”,ka thotë Loxha./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat