NYT: Piloti kishte probleme edhe me të pamurit

Lajme

NYT: Piloti kishte probleme edhe me të pamurit

Më: 28 mars 2015 Në ora: 15:59

Gazeta amerikane New York Times, në një shkrim, ka bërë të ditur se piloti Andreas Lubitz, që dyshohet se e përplasi qëllimshëm aeroplanin e Germanwings duke vrarë 150 persona, ka pasur probleme me të pamurit.

Sipas NYT, që thirret në burime të afërta me hetimet, të pamurit mund ta ketë rrezikuar aftësinë e Lubitz për të punuar si pilot

Problemi me sytë vetëm sa e shton edhe një element në portretin e pilotit gjerman i cili sipas hetuesve është trajtuar edhe për probleme psikologjike ndërkohë që gjendjen e tij ia ka fshehur punëdhënësve të tij.

Megjitatë nuk dihet se sa mund të kenë ndikuar probleme me sy në gjendjen e tij të përgjithshme psikologjike. Hetuesit nuk e kanë përjashtuar një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat