Banja 'Nëna Naile' nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SPAK'un

Lajme

Banja 'Nëna Naile' nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me SPAK'un

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:13

Banja 'Nëna Naile' ka nënshkruar, të premten, marrëveshje me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës.

Me anë të kësaj Marrëveshje, Drejtori i Banjës "Nëna Naile" Dardan Novosella anëtarëve të kësaj Sindikate ju ofroj çmime për 30% më të lira se çmimi standard.

Në emër të Banjës Marrëveshjen e nënshkroi sekretari, Ylli Morina, kurse në emër të Sindikatës, kryetari i saj, Ndue Kalaj.

Me këtë rast u dëshmua edhe njëherë se Banja "Nëna Naile" kujdeset që me një kosto sa më të përballueshme të mund të shërohen dhe rehabilitohen të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat