Largohet dheu nga Rruga e Kombit

Lajme

Largohet dheu nga Rruga e Kombit

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:44

Ekipet e specializuara për mirëmbajtjen e rrugës, kanë larguar dheun që kishte rënë pa dy ditësh në “Rrugën e Kombit”.

Shembja e dheut ka ndodhur të mërkurën pak para mesnatës, kur një masiv i madh gurësh që ka rënë nga skarpatet me rreth 80-100 metra lartësi ka bllokuar një sipërfaqe prej rreth 50 metrash të rrugës në tri korsitë e saj.

Në fotot e dërguar në redaksinë tonë nga Driton Mamaj se Rruga e Kombit tashmë është pastruar në pjesën ku kishte ndodhur rrëshqitja e dheut se trafiku tashmë ka filluar të zhvillohet normalisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat