Pacolli thotë se Familjes Jashari i duhet një shtëpi në Prishtinë për pritjen e vizitorëve

Lajme

Pacolli thotë se Familjes Jashari i duhet një shtëpi në Prishtinë për pritjen e vizitorëve

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:36

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka propozuar ndërtimin e një shtëpie në Prishtinë për Familjen Jashari dhe familjet e dëshmorëve.
Sipas tij, kjo shtëpi do të shfrytëzohej për pritje të qytetarëve në Prishtinë.

“Me bacën Rifat, në një nga vizitat e mia të shumta si President. Ai i vazhdon traditat e shkëlqyera të familjes së tij në Prekaz. Kam propozuar që familja Jashari dhe familjet e dëshmorëve të shquar të kenë një shtëpi pritjeje edhe në Prishtinë. Por deri më tash s'është bërë asgjë”, ka propozuar Pacolli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat