Sot në Gjermani shkuan 200 azilkërkues nga Kosova

Lajme

Sot në Gjermani shkuan 200 azilkërkues nga Kosova

Më: 5 mars 2015 Në ora: 20:07

Numri i azilkërkuesve nga Kosova ka rënë ndjeshëm, por vazhdon të mbetet i lartë, ka thënë ministrja për çështje evropiane e rajonit bavarez të Gjermanisë, Beate Merk.

“Migrantët që ikin nga varfëria pengojnë kapacitetet tona për refugjatët nga luftërat civile, të cilët kanë nevoja urgjente”, ka thënë Merk të enjten në Beograd, raporton DPA.

Ajo po ashtu ka thënë se Kosova, e cila ka shpallur pavarësinë nga Serbia më 2008, duhet të shpallet vend i sigurt.

Numri i kosovarëve që arrijnë në Gjermani ka rënë nga 1,400 në ditë në fillim të shkurtit, në më pak se 200 në ditë sot, ka thënë një ditë më herët Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë e Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat