Francken: Belgjika e konsideron Kosovën vend të sigurt

Lajme

Francken: Belgjika e konsideron Kosovën vend të sigurt

Më: 3 mars 2015 Në ora: 16:32

Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, është takuar me sekretarin e Shtetit për Azil dhe Migrim të Belgjikës, Theo Francken.

Sipas një njoftimi nga kjo ministri, në këtë takim u diskutuan aspekte të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të shkëlqyera në mes të dy vendeve me fokus në zhvillimet të cilat ndërlidhen me procesin e integrimit evropian të Republikës së Kosovës.

Ministri Çollaku pasi ka falënderuar sekretarin Francken për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës në avancimin e agjendës evropiane për Kosovën, rikonfirmoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të adresuar çështjen e migrimit ilegal përmes ndërmarrjes së reformave të nevojshme sektoriale në kontekst të procesit të integrimit evropian duke përmirësuar ekonominë, duke hapur vende të reja të punës dhe duke përmirësuar kualitetin dhe perspektivën e jetës së qytetarëve tanë.

Në anën tjetër, sipas njoftimit, Francken ka përsëritur qëndrimin e Mbretërisë së Belgjikës në mbështetje të proceseve integruese për Kosovën, duke shtuar gjithashtu se “Belgjika e konsideron Kosovën si vend të sigurt”, andaj rrjedhimisht qytetarët e Kosovës nuk do të mund të përfitojnë nga e drejta e azilit në këtë vend dhe në përputhje me Marrëveshjen e Riatdhesimit do të kthehen në Kosovë brenda pak ditësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat