Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takoi përfaqësuesit e EBU-së

Lajme

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media takoi përfaqësuesit e EBU-së

Më: 3 mars 2015 Në ora: 15:37

Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit,kishte sot një takim me përfaqësueset e Unionit të Transmetuesve Evropian (EBU), znj. Jane Vizard dhe znj. Radka Betcheva.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i Bordit të RTK-ës, Ismet Bexheti. Pasi z. Pajaziti falënderoi delegacionin për këtë vizitë, fjalën e mori, znj. Jane Vizard, e cila para Komisionit dha një pasqyrë të thukët të veprimtarisë së EBU-së, i cili vepron mbështetur në Traktatin e Amsterdamit dhe vlerat e Bashkimit Evropian. Ndërkaq,në vijim ajo foli për tiparet që duhet ta karakterizojnë transmetuesin publik,si:të ketë përkrahje dhe besim nga ana e publikut.

Po kështu, transmetuesi publik duhet të gëzojë mbështetje edhe nga ana e Qeverisë. Transmetuesi publik duhet të jetë stabil,i pavarur nga ndërhyrjet politike dhe i përgjegjshëm. Ai duhet të emetojë program cilësor dhe gjithëpërfshirës, pra edhe në gjuhët e komuniteteve. Shikuesit, tha ajo, duhet të dinë se për çka janë duke paguar. Në qendër të vëmendjes së takimit ishte pozita e transmetuesit publik në Kosovë, si dhe ndryshimi i Ligjit,sidomos kur është fjala për financimin e RTK-ws. Pjesëmarrësit angazhoheshin për financim të qëndrueshëm të RTK-ës, si një element qenësor për veprimtari sa më të rregullt programore.

Aktualisht RTK-ja është anëtare e asociiuar e EBU-së./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat