Projekti për tri hidrocentralet po shkakton problem

Lajme

Projekti për tri hidrocentralet po shkakton problem

Më: 1 mars 2015 Në ora: 20:45

Punimet në ndërtimin e 3 hidrocentraleve në Grykën e Deçanit janë duke u shkaktuar probleme qytetarëve deçanas të cilët në vazhdimësi e frekuentojnë këtë rrugë.

Sipas tyre, aktualisht kalimi në atë pjesë është gati i pamundur.

Naim Kuçi, pronar i njërit nga lokalet e pakta përgjatë kësaj gryke pitoreske i cili ka të punësuar 12 kryefamiljarë, thotë se tash e tri javë e ka ndërprerë biznesin e tij ,pasi që ardhja e mysafirëve është e pamundur. Deri më tani Naimi është ankuar disa herë por pa sukses.

E ankesat e qytetarëve deçanas po i përkrah edhe opozita në këtë komunë.

Por ndryshe mendon Ramë Melaj, zyrtarë komunal në Deçan. Sipas tij ekipet e inspeksionit dhe vet kryetari i komunës kanë kërkuar nga kryerësi i Punimeve që sa më parë të sanojë gjendjen e krijuar.

Projekti për ndërtimin e tri hidrocentraleve në Gryken e Deçanit në vlerë prej 55 milion eurosh, është cilësuar si njëri ndër projektet më kapitale në këtë rajon. Mirëpo qytetarët në vazhdimësi kan ngritur dyshimet e tyre në degradimin e mjedisit përgjatë rrjedhës së Lumbardhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat