Sot Dita Botërore e Mbrojtjes Civile

Lajme

Sot Dita Botërore e Mbrojtjes Civile

Më: 1 mars 2015 Në ora: 08:25

Dita Botërore e Mbrojtjes Civile, festohet çdo 1 Mars në kujtim të hyrjes në fuqi në vitin 1972, të Kushtetutës së Organizatës Botërore të Mbrojtjes Civile.

Kjo ishte si një Organizate Ndërshtetërore me dy qëllime kryesore:

Së pari, sjelljen në vëmendjen e publikut në mbarë botën për rëndësinë vitale që ka mbrojtja civile, rritjen e gatishmërisë për parapërgatitje, parandalim dhe masave mbrojtëse dhe së dyti, si një nderim për të gjithë personelin e shërbimeve kombëtare për përpjekjet, sakrificat dhe përgjegjësitë e tyre për të luftuar kundër fatkeqësive.

Në shumë vende të botës, në këtë datë, bëhen bilancet e punës së kryer nga ky shërbim humanitar në ndihmë të komunitetit të çdo vendi, në lidhje me parandalimin dhe përballimin e fatkeqësive natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu.

Kjo datë përmban, në vetvehte, kontributin e të gjithë shoqërisë për bashkëpunimin dhe koordinimin e veprimtarive të strukturave shtetërore dhe vullnetare, në mbrojtjen e jetës individuale dhe kolektive të njerëzve, gjësë së gjallë, pasurisë, institucioneve, trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, kundër pasojave të fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat