Shefi i EULEX-it ngritë shqetësim për ekstremizmin fetar

Lajme

Shefi i EULEX-it ngritë shqetësim për ekstremizmin fetar

Më: 31 janar 2015 Në ora: 15:34

Shefi i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), Gabriele Meucci, ka thënë se ekstremizmi fetar është fenomen në rritje në të gjithë Europën.

Meucci në pjesën e dytë të intervistës për Gazetën Tribuna, u ka bërë thirrje institucioneve vendore që ta marrin më seriozisht kërcënimin që vije nga kjo dukuri.

Ai ka përkujtuar se në kuadër të ekstremizmit fetar, arrestimi i terroristëve të dyshuar paraqet vetëm një trajtim të simptomës.

Shefi i EULEX-it ka deklaruar se misioni evropian ka luajtur një rol kyç në implementimin e procesit të Dialogut, i cili përveç përfitimeve tjera, ka sjellë një prezencë efektive të Policisë së Kosovës në veri përfshirë këtu edhe integrimin e ish personelit të MUP-it.

Ndërkohë, ai e ka vlerësuar profesionale dhe konform standardeve evropiane sjelljen e Policisë së Kosovës në protestën e së martës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat